Vendosni fjalën kyçe....

Yuri Kim takon Hajdarin dhe Gjonin: Fokusi i diskutimit Reforma Zgjedhore


 

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka zhvilluar ditën e sotme edhe një takim me dy deputetët e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni.

Ka qenë vetë deputetja Hajdari e cila ka ndarë edhe diskutimet me kryediplomaten amerikane në Shqipëri.

Hajdari thotë se fokusi i diskutimeve ka qenë Reforma Zgjedhore dhe demokratizimi i mëtejshëm i Shqipërisë.

Sot pata kënaqësinë të takohesha me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Znj. Yuri Kim.

Fokusi i diskutimit ishte Reforma Zgjedhore dhe rëndësia substanciale që kjo reformë ka për demokratizimin e mëtejshëm të Shqipërisë, aq më tepër që Shqipëria është në prag të hapjes së negociatave me BE-në.

Gjithashtu, gjeta rastin të falenderoja Ambasadoren për kontributin e madh që Ambasada e SHBA-ve ka dhënë ndër vite në zhvillimin e vendit tonë dhe në reformat e ndërmarra.

SHBA ka qenë dhe mbetet një mik dhe aleat i Shqipërisë”-shkruan Hajdari.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *