Vendosni fjalën kyçe....

Ambasada amerikane shuplakë qeverisë: Zhgënjyese që klima aktuale e biznesit pengon investimet e huaja


Ambasada Amerikane ka reaguar para pak minutash lidhur me hapësirën Duty Free në aeroportin e Rinasit.

Ambasada thotë se rrethanat në lidhje me këtë hapësirë tregojnë sfidat me të cilat përballen investuesit e huaj në vend duke theksuar se është zhgënjyese se klima e biznesit pengon rritjen e investimeve të huaja.

‘Në situatën ku ndodhemi sot, rrethanat në lidhje me hapësirën Pa Taksë (Duty Free) në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës tregojnë sfidat me të cilat përballen investuesit e huaj në Shqipëri. Është zhgënjyese që klima aktuale e biznesit pengon rritjen e investimeve të huaja. Shqipëria duhet të zbatojë rregulla të drejta dhe transparente në mënyrë të barabartë për të gjitha bizneset. Shpresojmë që qeveria e Shqipërisë të shqyrtojë seriozisht sfidat në mjedisin aktual dhe të zbatojë ndryshime të prekshme, për të tërhequr investimet e huaja shumë të nevojshme.’ – thuhet në njoftimin e Ambasadës  Amerikane në Facebook.