Vendosni fjalën kyçe....

Pak minuta pas ambasadës amerikane vjen reagimi i ministres Denaj: Keqardhje për vendimin e gjykatës


Ministrja e Financave, Denaj, ka reaguar pas vendimit të thënë nga gjykata lidhur me çështjen e hapësirës pa taksa, siç njihet ndryshe Duty Free në aeroportin e Rinasit.

Gjykata vendosi sot anulimin e urdhrit të Ministrisë së Financave që i hiqte kompanisë ADFDtë drejtën e shfrytëzimit të kësaj hapësire edhe për 5 vjet të tjera.

Ajo shkruan se është e keqardhur për vendimin e marrë nga gjykata ndërsa shton se ministria që drejton do jetë e hapur ndaj propozimeve të sektorit privat.

‘Si Ministre e Financave dhe Ekonomisë shpreh keqardhjen time për vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, ndaj Çështjes Administrative Civile, mbi vendimin administrativ për anullimin e autorizimit për magazinat doganore private Duty Free Shop. Duke u rezervuar në interpretimet në themel të vendimmarrjes në çështjen në fjalë, theksojmë rëndësinë e sistemit gjyqësor edhe në klimën e biznesit dhe trajtimin e investitorëve të huaj në vend. Forcimi i Shtetit të së Drejtës mbetet prioritet për Qeverinë Shqiptare, në përfitim të qytetarëve dhe sipërmarrësve shqiptarë dhe të huaj. Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të jetë përherë e hapur të presë propozimet e sektorit privat mbi çështjet e të bërit biznes dhe zhvillimin e një kuadri mbështetës për çdo investitor shqiptar dhe të huaj.’ – shkruan Denaj në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *