Vendosni fjalën kyçe....

VIDEO – Kur protestuesi Albin Kurti ankohej për poshtërimin e policëve të Thaçit


Jo më larg se dje, u morën peng brenda kufirit të Kosovës tre policë zyrtarë të Kosovës nga forcat speciale serbe.

Edhe pse akti u dënua sëpari nga autoritet kosovare dhe politikanët  si kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, të cilët e quajtën këtë akt të turpshëm dhe me qëllim destabilizimin e Kosovës.

Kurti kërkoi ndihmën e ndërkombëtarëve menjëherë dhe sot i atribuoi KFORIT se e kishte për detyrë ta parandalonte ngjarjen e rëndë. Gjithashtu edhe DASH nuk mbajti qëndrim të menjëhershëm për ngjarjen, deri pak më parë ku doli me një reagim zyrtar dhe kërkoi lirimin pa kushte të policëve të Kosovës.

Por kjo ngjarje na çon me një ngjarje tjetër simotër përpara disa vitesh kur në qeverinë e Kosovës ishte Hashim Thaçi, ku Albin Kurti, ishte në opozitë dhe proteston për policët e arrestuar kosovarë nga serbët në Dumnicë.

Nga video e mëposhtme shohim sesi Kurti aso kohe “çirret” ndaj këtij akti duke i thërrtiur një polici zyrtar se ia kanë poshtëruar kolegët në Dumnicë.