Vendosni fjalën kyçe....

“Pleshti” i pakënaqur te Barcelona, rivalët “fërkojnë duart”


Pas mbylljes së çështjes ‘Abidal’, te Barcelona hapet një tjetër çështje, kësaj here shumë më delikate.

Bëhet fjalë për të ardhmen e argjentinasit Mesi te katalanasit. Argjentinasi nuk është shumë i kënaqur me atë që ka ndodhur në klub kohët e fundit dhe mund të vendosë të përdorë klauzolën që e lejon të largohet nga Spanja me parametra zero.

Përveç përplasjes me Abidalin, Mesit nuk i ka pëlqyer as shitja e mikut të tij, Nejmar te francezët e PSG-së e dalëngadalë kupa po mbushet.

Nëse ‘pleshti vendos’ të largohet dyert i ka të hapura gjithandej me një numër të madh klubesh që e kërkojnë si Mançester Junajtid, PSG-ja e Juventusi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *