Vendosni fjalën kyçe....

“Ju ftoj në një bashkëbisedim në Facebook” – A po imiton kryeministrin, Basha?


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, ka njoftuar një bashkëbisedim në ‘Facebook’ me qytetarët.

Ai i fton ata të ndajnë me të çdo pyetje e shqetësim që kanë. Siç shkruan kryedemokrati bashkëbisedimi do nisë në orën 18:00.

‘Sot, në orën 18:00, ju ftoj në një bashkëbisedim live në Facebook. Ju mirëpres të ndani me mua çdo pyetje dhe shqetësim që keni! Po të dëgjoj.’ – shkruan Basha.

Ditët e fundit është vërejtur një ndryshim në mënyrën opozitëbërëse të Bashës.

Nga takimet e përditshme nëpër Shqipëri, Basha është kthyer te materialet video e së fundmi te komunikimi me qytetarët nëpërmjet rrjeteve sociale.

Pak ditë më parë, Basha publikoi një video me titullin: ‘Më shih në sy’.

Ajo u pasua nga një fotografi e tij me gjushe Verën, duke ecur rrugëve të Tiranë me një qese me domate në duar e më pas u publikuar videoja me titullin ‘Ecje, Po të dëgjoj’, ku kreu i PD-së shfaqet duke ecur rrugëve të Tiranës duke u takuar me qytetarë të ndryshëm.

Vlen të theksohet se Facebook është përdorur për komunikim gjerësisht nga kryeministri Rama që ka pasur edhe një rubrikë të përjavshme në rrjetin social.

Në disa raste Facebook është përdorur edhe nga ish-ministri i Brendshëm, Tahiri, gjatë kohës kur po hetohej nga Krimet e Rënda.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *