Vendosni fjalën kyçe....

Kina do ulë tarifat në 75 miliardë dollarë ndaj importeve amerikane


Pekini ka njoftuar se do të përgjysmojë tarifat për më shumë se 1.700 produkte amerikane – me vlerë deri në 75 miliardë dollarë – për të promovuar ‘zhvillimin e shëndetshëm dhe të qëndrueshëm’ të marrëdhënieve tregtare midis dy vendeve.

Masa do të hyjë në fuqi më 14 shkurt, sipas Ministrisë së Financave të Kinës. Tarifat për 916 produkte amerikane do ulen nga 10 përqind në 5 përqind dhe taksat për rreth 801 produkte do të zbresin në 2.5 përqind nga norma e mëparshme 5 përqind.

Ndërsa masat e tjera kundër Uashingtonit janë akoma në fuqi, Pekini thotë se ende shpreson që të gjitha rritjet tarifore të eliminohen.

Ulja vjen përafërsisht tre javë pasi dy ekonomitë më të mëdha në botë nënshkruan një marrëveshje të pjesshme tregtare, duke krijuar një armëpushim në luftën tregtare e cila zgjati për më shumë se një vit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *