Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthen bombola e gazit, humb jetën një person në Shkodër


Një person rreth të 70-ave ka humbur jetën në Shkodër pas shpërthimit të një bombole gazi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në në një pallat në lagjen ‘Ahmet Haxhija’ të qytetit veriperëndimor teksa një banesë është përfshirë nga flakët pas shpërthimit të bombolës.

Personi që ka humbur jetën është identifikuar si Ismet Abdurrahmani, i cili jetonte vetëm në banesë.

Informacioni Paraprak i Policisë së Shtetit

Më datë 02.02.2020, në orën 19:20, në lagjen “Ahmet Haxhija” Shkodër, ka rënë zjarr në katin e pestë të një pallati, në banesën e shtetasit I. A. 70 vjeç, i cili si pasojë e zjarrit dhe tymit, ka ndërruar jetë.

Shërbimet e zjarrfikëses kanë vënë në kontroll flakët dhe po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit, si dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të 70 vjeçarit duke e dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Shkodër

Shërbimet e Policisë  kanë evakuar banorët me qëllim mos lëndimin apo asfiksimin e tyre nga tymi.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për sqarimin e shkakut të rënies së zjarrit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *