Vendosni fjalën kyçe....

Po shtyheshin për t’u spërkatur me vajin “e bekuar”, humbin jetën 20 persona në Tanzani


Të paktën 20 persona vdiqën gjatë një ikjeje në rrëmujë teksa një numër adhuruesish u mblodhën në një festival fetar në rajonin verior të Kilimanxharos në stetin afrikan, Tanzani.

Njerëzit ishin mbledhur dhe u shtypën teksa prisnin për t’u vajisur me vaj ‘të bekuar’ nga një profet i vetëshpallur. Mijëra njerëz u mblodhën në një festival fetar të organizuar nga një kishë Pentecostale në qytetin Moshi, i vendosur në shpatet e malit Kilimanxharo.

Adhuruesit, duke përfshirë gra dhe fëmijë që po prisnin të spërkateshin me vajin e bekuar u shtypën njëri-tjetrin, thanë zyrtarët të dielën.

Në mesin e atyre që vdiqën, 16 janë gra, një burrë dhe tre fëmijë, thanë zyrtarët.

Kippi Warioba, një komisar policie për Kilimanxharon, tha se incidenti ndodhi rreth agimit pasi adhuruesit e shtynë njeri-tjetrin për t’u bekuar nga Boniface Mëamposa, një pastor popullor ungjillor i krishterë.

Sipas Warioba-s, 40 të tjerë që pësuan lëndime trupore janë dërguar në një spital pranë Mawenzi-t për trajtim.

Policia ka nisur kërkimin ndaj pastorit, i cili raportohet se u largua nga vendi i ngjarjes pas incidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *