Vendosni fjalën kyçe....

Berisha për operacionin e SPAK-ut: Një blof i madh, u kapën 8 “ushtarë” dhe “bosët” u larguan


Ish-kryeministri Sali Berisha po mban konferencën e përjavshme për mediat, që e mban çdo të premte, ku ka komentuar dhe operacionin e SPAK të finalizuar ditën e djeshme me 18 arrestime.

Berisha e ka cilësuar blof këtë operacion, pasi siç shprehet ai “u kapën vetëm ushtarët” dhe “bosët” janë ende në arrati.

“Një blof i madh mbushi dje faqet e mediave digjitale e të shkruara dhe studiot televizive. Një operacion që ishte disfatë dhe që u shpall sukses i madh në të cilën nga 32 urdhër-arresti janë realizuar gjithësej 7-8 ushtarë, ndërsa bosët që të gjithë u larguan pasi u njoftuan në drejtime të pa ditura. Pse them unë u njoftuan? Nuk kam të dhëna që morën mesazhe, telefonata nga narko-policia apo institucione të tjera.

Një të dhënë e kanë të gjithë shqiptarët. Disa ditë më parë, u bë publike se Dumani një vrasës serial është bërë i penduar. Në qoftë se Prokuroria dhe kushdo tjetër është i interesuar të gjej denkospirimin, ky është akti më madhor. Të gjithë ata të cilët e dinin se kishin bërë porosi te Dumani, apo Dumani dinte aferat e zeza të tyre, sigurisht që lehtë e lehtë, morën arratinë dhe u zhdukën.

Askush nuk mund të thotë dhe është absurde se kjo ishte e paqëllimshme. Ky njoftim ishste shumë i qëllimshëm sepse çdo boss prapa cdo bosi qëndron një qeveritar, lidhjet direkte të Edi Ramës, Prokurorëve, policëve etj.

Nuk ishte rastësi kjo që ndodhi. Kjo iu servir shqiptarëve si një sukses. Ishte një bllof.

Mbështes çdo akt dhe përpjekje për ndëshkimin e krimit por dënoj me forcën më të madhe b ashkëpunimin me krimin të segmenteve dhe këtij shteti përfshi Edi Ramën.

Deklarata e djeshme e kreut të SPAK se Dumani nuk është i pen duar i drejtësisë. Këtë deklaratë e marr për të vërtetë, sepse ai nuk mund të gënjejë në këtë mënyrë.

Për t’u njoftuar bandat kishte një rrugë, t’u thuhet atyre se Duman i po flet dhe ju jeni të gjithyë të arrestuar mbi bazën e dëshnmive të tyre.

Ky është një akt shumë i rëndë kriminal. Nuk ka kush ta hetojë sepse kur kreu i SPAK thotë, nuk ka rrjedhje, nuk ka dekonspirim vetëkuptohet që nuk ka hetim. Do të mbulojë atë që nuk ka hetim. Ai e di siç e dini edhe ju që qeveritarët qëndrojnë pas këtyre banditëve.”- tha Berisha.