Vendosni fjalën kyçe....

Opozita serbe si ajo shqiptare, miratojnë deklaratën për bojkotimin e zgjedhjeve


Partitë opozitare të bashkuara në koalicionin Aleanca për Serbinë dhe partitë tjera mes të cilave edhe Aleanca e qytetarëve të lirë të cilët kanë sjellë vendim për bojkotimin e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale në pranverë, mbrëmë në Kombank Arena në Beograd miratuan Deklaratë në të cilën thuhet “çdo tentim i formimit të qeverisë në bazë të rezultateve të rreme do të konsiderohet akt i shkeljes së rendit kushtetues”, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

“Ne pushtetin e tillë do ta konsiderojmë jolegjitim dhe kundër tij do të luftojmë me çdo lloj rezistence dhe padëgjushmëri qytetare, Do ta vazhdojmë luftën për mediat e lira dhe për zgjedhje të lira dhe korrekte me të gjitha mjetet e disponueshme ligjore me qëllim të demokratizimit të Serbisë”, thuhet në Deklaratë.

Në të shtohet edhe se “do të kundërshtojnë dhunën, posaçërisht çdo ekstremizëm që lidhet me regjimin”.

“Ne u premtuam qytetarëve të Serbisë se do të kemi zgjedhje të lira dhe korrekte dhe këto do ta plotësojmë. Shkojmë në bojkot. Në bojkotin për Serbinë”, konkludohet në Deklaratë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *