Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi pyetet për bashkëpunimin me Berishën: Qenia e tij non grata me ndan me të, ai e mirëkupton


Gazment Bardhi pohoi mbrëmjen e sotme se të qenit non grata i Sali Berishës është diçka që e ndan atë me ish-kreun e PD-së dhe se ky i fundit e mirëkupton.

I pyetur nga gazetarët në emisionin ‘Open’ mbi bashkëpunimin e tij me një politikan e deputet të shpallur non grata nga SHBA-ja e Britania, Bardhi tha se nuk ka ndërmend ta copëtojë edhe më shumë opozitën.

“Siç bashkëpunon Rama me non grata e tij në qeveri. Askush prej jush nuk merret me non gratat që qeverisin Shqipërinë, ndërsa mua më thoni shmangni ju, dhe bëjeni copash opozitën se do rrimë peng e një çështjeje që nuk është e imja. Është një çështje që mua më ndan me Berishën, dhe ai e mirëkupton këtë fakt, sepse vetë e pranon se ajo çështje ekziston dhe është problem i tij me SHBA-në”, tha Bardhi.