Portieri i Interit, Samir Handanovic, mund të mungojë për disa ndeshje, për shkak se e ka lënduar dorën.
Gazeta italiane “Il Correire dello Sport” raporton se portieri slloven ishte në skuadrën e Interit për përballjen me Udinesen, por është dashur të largohet për shkak se e ka dëmtuar dorën.
Sipas të përditshmes italiane, ky dëmtim do të bëjë që ai të mungojë në disa ndeshje për zikaltrit.
Handanovic ka luajtur në 97 ndeshjet e fundit radhazi për Interin dhe hera e fundit kur mungoi ishte maji i vitit 2017, që për befasi ishte kundër Udineses.
Zëvendësi i tij, Daniele Padelli, pritet të luajë titullar për herë të parë në Serie A këtë sezon.
Padelli i ka luajtur vetëm dy ndeshje deri tani këtë sezon, në Kupën e Italisë.