Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i Parlamentit Europian vjen nesër në Tiranë


Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, do mbërrijë ditën e nesërmë në Tiranë. Italiani do marrë pjesë në seancën plenare të Kuvendit.

Ai ishte parashikuar të vinte muaj më parë në Shqipëri por e shyu vizitën pas tërmetit të 26 nëntorit që goditi vendin.

‘Nesër, ditën e hënë, më datë 3 shkurt, në orën 14:45, në sallën e seancave plenare, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, do të presë Presidentin e Parlamentit Europian, z. David Maria Sassoli. Ftohet media ta ndjeke dhe psqyroje kete takim me lidhje direkte. Pas takimit, në orën 15:15, Presidenti Sassoli do të përshëndesë në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë.’ – thuhet në njoftimin e Kuvendit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *