Vendosni fjalën kyçe....

“Hollywood-i është censuruar frikshëm që nga viti 2001” – Deklarata e regjisorit të njohur


Industria amerikane e filmit ndryshoi përtej njohjes pas vitit 2001, tha regjisori Oliver Stone për ‘RT’.

Stone theksoi se prodhuesit përdorin kufizime financiare për të censuruar filmat që sfidojnë ushtrinë amerikane ose CIA-n.

‘Ndoshta në vitet ’80, kur bëra ‘Platoon, ‘Lindur në 4 Korrik’ dhe ‘Parajsë e Tokë’, unë mund ta bëja këtë, sepse ishte një sistem pak më i qetë,’ tha regjisori fitues i çmimeve, duke përmendur filmat e tij të famshëm.

‘Karriera ime e filmit ka vuajtur, sepse nganjëherë kam thënë gjëra që prodhuesit amerikanë urrejnë t’i dëgjojnë,’ – shtoi ai, duke thënë se ata që sponsorizojnë filma ndonjëherë përdorin censurën ekonomike.

‘Ju mund t’i zvogëloni buxhetet. Le të themi se dëshironi të bëni një film duke kritikuar ushtrinë amerikane, duke marrë një histori lufte në Irak ose një histori tmerri që ka ndodhur kohët e fundit në Irak. Nëse bëni filma për këto tema, ato nuk do publikohen kurrë. Unë mund të lexoj mediat amerikane, por ata të gjithë thonë të njëjtat gjëra. Dhe ju nuk dëgjoni nga Irani dhe Kina, ju nuk dëgjoni nga Koreja e Veriut, ju nuk e dëgjoni nga Venezuela, ju nuk merrni këndvështrimin e tyre.’ – tha më tej Stone.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *