Vendosni fjalën kyçe....

Roma gjunjëzohet përballë Sassuolos


Roma është turpëruar nga Sasuolo i vendit të 13-ë duke u mposhtur me rezultatin 4-2 në fushën e Sasuolos.

Skuadra nga Emilia-Romanja ishte e papërmbajtshme në 19 minuta duke realizuar 3 herë në intervalin minuta e 7-ë – minuta e 26-ë.

Me fillimin e pjesës së dytë, u krijua ideja se verdhekuqtë do ta përmbysnin sfidën duke shënuar me Xhekon dhe Vertu, por Sasuolo i vrau shpresat e tifozëve të Romës duke shënuar golin e katërt në minutën e 74-ë.

Ky rezultat favorizon Atalantën e Berat Gjimshitit duke u dhënë mundësinë bergameskëve të zbresin Romën nga vendi i katërt. Ky pozicion garanton kualifikimin direkt në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve për sezonin e ardhshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *