Vendosni fjalën kyçe....

Rikthehen zjarret në Australi, 35 mijë hektarë në flakë në Canberra


Rikthehen flakët në Australi. Zjarre masive përfshinë sot më shumë se 35 mijë hektarë pyje shumë pranë Canberras.

Autoritetet paralajmëruan banorët e zonës se është tepër vonë për t’u larguar dhe se duhet të përpiqen të kërkojnë strehim.

Për këtë arsye zyrtarët u detyruan që të ndalonin kalimin në një autostradë të rëndësishme, për shkak të rrezikut nga flakët.

Gjashtë vatra në afërsi të Uellsit të ri Jugor po përhapen jashtë kontrollit, ndërsa meteorologët flasin për temperatura mbi 49 gradë në zonë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *