Vendosni fjalën kyçe....

U vra në burgun e Peqinit, trupi i Arben Lleshit ende në morg, familjarët pretendojnë se nuk është i afërmi i tyre


U vra rreth 3 muaj më parë në burgun e Peqinit. Familjarët e Arben Leshit të cilët nuk e kanë tërhequr trupin nga morgu kane pretenduar se viktima nuk është i afërm i tyre. Në këto kushte Prokuroria ka tentuar të identifikojë viktimën përmes gjurmëve të gishtave, proces i cili ka rezultuar i pamundur, 3 muaj pas vdekjes.

Tashmë prokuroria do të identifikojë viktimën duke krahasuar AND me familjarët e tij. Pas identifikimit, në rast se familjarët ende refuzojnë varrimin, do t’i jepet leja bashkisë për ta kryer atë.

Dyshohet se familjarët kanë refuzuar trupin nga frika e një hakmarrje të mundshme. Viktima Arben Lleshi ishte dënuar përjetësisht për vrasjen dhe më pas djegien e Agim Hoxhës në Britaninë e Madhe në 2012. Pas kësaj ngjarje, familja Lleshi humbi dhe 4 pjesëtarë.

Arben Lleshi u vra në burgun e Peqinit në Dhjetor të vitit 2023 nga Sokol Mjacaj. Prokuroria dyshon se bëhet fjalë për njëvrasje me pagesë, por ende nuk ka mundur të identifikojë porositësit.