Vendosni fjalën kyçe....

A e parashikuan “The Simpsons” koronavirusin nga Kina?


Seriali i animuar “The Simpsons” duket se e ka parashikuar situatën me të cilën bota po përballet sot, me shpërthimin e koronavirusit vdekjeprurës me origjinë nga Kina.

Ky episod është transmetuar 27 vjet më parë, në vitin 1993, ku tregon së si një virus i quajtur Gripi Osaka përhapet nëpër Springfield pasi banorët porositin lëngje nga Japonia.

Fansat prej ditësh kanë nisur të postojnë ngjashmëritë mes historisë së treguar në episodin e “The Simpson” me atë që po ndodh aktualisht.

Fansat e shfaqjes diskutuan në Twitter për ngjashmëritë, pavarësisht faktit se virusi në “The Simpsons” erdhi nga Japonia ndërsa shpërthimi aktual i koronavirusit filloi në Wuhan të Kinës.

Disa janë aq të bindur që shfaqja ka parashikuar situatën sot, saq ata madje harxhuan kohë për të modifikuar emrin ‘gripi Osaka’ në ‘Coronavirus’ në raportin e lajmeve të Kent Brockman.

Një person shkruan në Twitter: “A e parashikuan vërtet Simpsons vdekjen e Kobe dhe shpërthimin e korona virusit? Çfarë dreqin, kjo është çmenduri.”

Kjo nuk është hera e parë që fansat janë bindur se seriali i animuar ka parashikuar të ardhmen. Në vitin 1997, Simpsons parashikoi krizën e Ebola dhe në vitin 2000 parashikoi që Donald Trump do të bëhej president i SHBA-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *