Vendosni fjalën kyçe....

 Shpërthen bombula e gazit në një banesë në Sauk, 3 të plagosur


Tre pjesëtarë të një familjeje kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. Policia tha se ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në një banesë në Sauk.

Si pasojë e shpërthimit dhe flakëve kanë mbetur të lënduar një 19-vjeçar i identifikuar me inicialet B.D., një 70-vjeçar i idnetifkukuar me inicialet L.D. dhe pronari i banesës, 46-vheçari me inicialet A.D..

Blutë bëjnë me dije se ata janë në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 28.04.2024, në Sauk, në banesën e shtetasit A. D., dyshohet se ka plasur bombula e gazit dhe ka rënë zjarr.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit  A. D., 46 vjeç,  B. D., 19 vjeç, dhe L. D., 70 vjeçe, të cilët ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve”,-njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.