Vendosni fjalën kyçe....

Detaje të reja nga pengmarrja e Jan Prengës, urdhri u dha nga burgu në Ekuador


Urdhri për rrëmbimin e Jan Prengës në Kamës dyshohet se ka ardhur nga një vend shumë larg Shqipërisë, nga një burg në Ekuador.

Sipas detajeve të reja të hetimeve të publikuara nga ‘News 24’, një nga personat që është në kërkim nga policia për krimin e rëndë quhet Dritan Rexhepaj, nga Vlora.  Ai dyshohet se është personi që urdhëroi pengmarrjen e Prengës.

Hetuesit besojnë se telefonata për rrëmbimin e Prengës erdhi nga një burg i sigurisë së lartë në Ekuador, ku mbahet Rexhepaj, i cili dyshohet se komunikonte me grupet kriminale nga burgu.

Sipas gazetares Klodiana Lala, ka qenë pikërisht Rexhepaj ai që ka bërë lidhjen mes grupit kriminal në Britani, ku ka njoftuar për humbjen e ngarkesës prej 300 kg kokainë, për të cilën u fajësua vëllai i Jan Prengës, Astrit Prenga.

“Urdhri për rrëmbimin e Jan Prengës u thur nga një burg i Ekuadorit. Atje mbahet prej disa vitesh Dritan Rexhepaj (Gramoz Rexhepi apo Lulzim Murataj). Ai është i njohur nga policia, pasi akuzohet për vrasjen e oficerëve të policisë së Krujës. Ai kërkohej nga 4 shtete europiane, Spanja, Belgjika dhe Britania e Madhe. Nga burgu, ku ndodhet Rexhepi, kur një sasi droge u zhduk, ai ka kontaktuar me krerët e grupeve kriminale dhe ka urdhëruar marrjen peng të Jan Pregës me idenë që të ushtronte presion ndaj vëllait të tij. Këto biseda janë përgjuar nga autoritetet.”– tha Lala.

Sipas policisë, Dritan Rexhëpaj konsiderohet si një nga personazhet më të fuqishëm në botën e krimit në Vlorë, i cili në vitin 2014 është arrestuar me 240 kilogramë kokainë në Ekuador, ndërsa më herët ishte akuzuar dhe për përfshirje në vepra kriminale në Shqipëri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *