Vendosni fjalën kyçe....

Basha takon banorët e prekur nga tërmeti në Durrës, i ankohen se nuk kanë marrë bonus qeraje dhe se po ngarkohen me taksa


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha shkoi në Durrës ditën e sotme dy muaj pas tërmetit të 26 nëntorit i cili shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe në njerëz.

Banorët iu ankuan Bashës se ata janë ngarkuar me taksa edhe pse kanë mbyllur bizneset për shkak të ndërtimit.

Më tej Basha vë re se dy muaj pas tërmetit faturat e energjisë elektrike shkojnë në pallatet e dëmtuara.

Basha i drejtohet banorëve se për shkak të korrupsionit qeveria nuk i jep paratë banorëve për të përballuar dëmet dhe zgjidhja sipas kreut të PD-së është heqja e parave të oligarkëve.

Një banor tjetër i ankohet kryedemokratit se pas dy muajsh kanë ngelur jashtë dhe nuk kanë marrë bonus qeraje.

Dy muaj më pas, situata në Durrës është katastrofike.

Premtime të pambajtura dhe propagandë përballë qytetarëve që nuk kanë asnjë zgjidhje për banesat e shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit. Është në turpin e kësaj qeverie që të tallet dhe luajë me fatkqesinë e banorëve të zonave të prekura nga tërmeti”- shkruan në rrjetet sociale Basha rreth takimit në Durrës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *