Ministri i Brendshëm turk ka konfirmuar se numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm i së premtes mbrëma që goditi vendin, është rritur në 22.
“Katër njerëz vdiqën në Doganyol të Malatya [qytet] dhe 18 të tjerë në Elazig”– tha ministri Suleyman Soylu në një konferencë shtypi të përbashkët me ministrin e shëndetësisë dhe mjedisit si dhe ministrin e urbanizimit në provincën Elazig.
Soylu shtoi se deri më tani ishin shpëtuar gjithsej 39 njerëz nga rrënojat e shtëpive dhe ndërtesave të rrëzuara, shkruan Anadolu Agency.
Ai zbuloi se është vendosur të evakuohet dhe një burg në provincën lindore të Adiyaman, pasi është dëmtuar si rezultat i tërmetit.