Vendosni fjalën kyçe....

I kërkuan dorëheqjen, Lulzim Basha thërret në mbledhje strukturat e partisë në selinë blu


Lulzim Basha ka thirrur një mbledhje pasditen e sotme me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike. Mbledhja do të nisë në orën 17:00 dhe është një ndër mbledhjet më të mëdha që kryedemokrati Basha ka thirrur që pas humbjes së zgjedhjeve lokale të 6 Marsit.

Në këtë mbledhje Basha përveç deputetëve të grupit parlamentar, ka thirrur edhe kryesinë e partisë si dhe Kolegjin e Kryetarëve.

Në disa medie raportohet se në këtë mbledhje, pritet që Basha të bëjë publik një vendim të rëndësishëm.

Kjo lëvizje vjen pas thirrjeve të vazhdueshme të deputetëve demokratë, për dorëheqjen e Bashës nga drejtimi i partisë. Që pas humbjes së zgjedhjeve të 6 Marsit, Basha vazhdimisht ka artikuluar se është i gatshëm që të bëjë gjithçka për bashkimin e PD-së së ndarë në dy kampe. Nëse kjo përfshin edhe dorëheqjen e tij dhe nisjen e një gare të re për kryetar, mbetet për t’u parë.