Neymar njihet për aftësinë e tij të jashtëzakonshme dhe këmbën e majtë, por të mërkurën në mbrëmje sulmuesi i PSG-së tregoi se çfarë mund të bëjë dhe me pjesën tjetër të trupit, saktësisht me të pasmet e tij.
PSG fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Reimsit dhe kaloi në finalen e Kupës së Ligës në Francës, në një ndeshje që më shumë se çdo herë tjetër ka argëtuar tifozët.
Në këtë sfidë, braziliani Neymar e pasoi topin me të pasmet e tij, duke bërë që i gjithë publiku në stadium të ngrihet në këmbë. Videoja e këtij momenti po bën xhiron e rrjetit.
In Neymar’s world, there is no pass without ass. pic.twitter.com/X7Ybf36tvN
— Owuraku Ampofo (@_owurakuampofo) January 22, 2020
Një tjetër rast komik gjen si protagonist Mbappen. Ai e ka dërguar topin në rrjetë me dorë.
Spektakël, gola dhe pak turpërim nga kundërshtarët, padyshim që tifozët e Reims nuk janë larguar të kënaqur nga stadiumi.
Kylian Mbappé received a yellow for this 😂pic.twitter.com/Wd9gvHICfx
— Get French Football News (@GFFN) January 22, 2020