Vendosni fjalën kyçe....

Humbja e Ukrainës mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore – Kryeministri polak


Humbja e Ukrainës mund të çojë në një Luftë të Tretë Botërore, që do të thotë se Gjermania dhe vendet e tjera të NATO-s duhet të përpiqen më shumë dhe t’i dërgojnë Kievit më shumë armë, pohoi të hënën kryeministri polak Mateusz Morawiecki.

Duke folur në Berlin në festën për karrierën 50-vjeçare të politikanit gjerman Wolfgang Schauble, Moraëiecki këmbënguli se Gjermania duhet të lejojë dërgimin e tankeve ‘Leopard 2’ në Ukrainë. Polonia dhe Finlanda i kanë premtuar Kievit tanket, por kanë nevojë për lejen zyrtare gjermane për t’i dorëzuar ato.

“Sot ukrainasit po luftojnë jo vetëm për lirinë e tyre, por edhe për mbrojtjen e Evropës”, ​​këmbënguli Morawiecki.

“I bëj thirrje qeverisë gjermane që të veprojë me vendosmëri dhe të dorëzojë të gjitha llojet e armëve në Ukrainë”.

“Disfata e Ukrainës mund të bëhet një prelud i Luftës së Tretë Botërore, kështu që sot nuk ka asnjë arsye për të bllokuar mbështetjen për Kievin dhe për të shtyrë çështjet për një kohë të pacaktuar,” shtoi ai.

Kryeministri polak foli gjithashtu për ‘gjak ukrainas që po derdhet’ për të parandaluar atë që ai pretendoi se mund të ishte një sulm rus ndaj vendeve të tjera të BE-së.