Vendosni fjalën kyçe....

“Në video është kryebashkiaku i PS-së duke thithur kokainë” – Gazetari publikon pamjet


ABC News ka publikuar videon ku pretendohet se kryebashkiaku i Bulqizës është duke thithur kokainë.

Sipas gazetarit Artan Hoxha, Alla, është kapur nga kamerat duke thithur kokainë në një mjedis publik pak kohë më parë.

Ai tha se bëhet fjalë për një rast të rëndë ndërsa i bëri thirrje policisë që të ketë kujdes ndaj personave të caktuar në Bulqizë pasi sipas tij janë kërcënuar familje për videon në fjalë.

‘Kemi të bëjmë me një rast që është shumë i rëndë. Kjo konfirmon akuzat e PD që kërkoi të fusë me ligj testin për narkotikët për funksionarët e lartë. Është një rast që përbën problem. Kemi të bëjmë me njerëz që janë zgjedhur me votën e qytetarëve dhe marrin vendime për të mirën e qytetarëve. Ka pasur shumë ndërhyrje. Ti qëndrosh ballas të vërtetës, është e vështirë. Unë i kërkoj policisë së qarkut Dibër që të ketë në vigjilencë nëse do të ketë ngjarje pas publikimit të videos. Kanë kërcënuar me jetë njerëzish dhe kanë kërcënuar me jetë familje vetëm që të mos i publikojnë, Janë njerëz që ata mendojnë se janë futur në këtë histori’, tha Hoxha, duke shtuar se edhe vetë personalisht ka marrë kërcënime të formave të ndryshme.

Më tej gazetari Hoxha sqaroi se videoja është më e gjatë, në regjistrimin e të cilës kryebashkiaku shihet në aktivitetin e tij, ku është filmuar edhe me pamje më të qarta, të cilat nuk lënë asnjë dyshim, se bëhet fjalë për Lefter Allën kryebashkiakun e Bulqizës.

Ndërsa theksoi se ajo është bërë pas datës 30 qershor 2019.

‘Kamerat e sigurisë të ambientit në fjalë nuk kanë punuar aq sa kemi filmuar dhe po publikojmë ne. Aty është filmuar me orë të tëra, është filmuar se kush ka qenë aty, periudha, data, ora, sekonda dhe pamje të tjera, ku gjërat duken më qartë dhe pa dyshime. Kjo kamera është filmuar pas datës 30 qershor, dmth pasi ai ka marrë mandatin e kryebashkiakut të Bulqizës. Nuk vihet fare në dyshim identiteti i tij, për më tepër kjo video është pasi ka marrë mandatin dhe ka bërë betimin.’ – shtoi ai.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=11&v=DzXgyPOCCKM&feature=emb_logo


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *