Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi: Qeveria e Edi Ramës rriti fiktivisht analizat, i dha Vilma Nushit 116 mijë euro më shumë në 2019-ën


Demokratja Albana Vokshi ka denoncuar kryeministrin Rama lidhur me koncesionin e CheckUp-it.

Ajo shkruan se kreu i qeverisë vijon punën për të pasuruar Vilma Nushin dhe se koncesioni në fjalë nuk është histori suksesi, por hajdutëri e babëzi.

Vokshi thotë gjithashtu se mijëra analiza janë fiktive dhe se selia blu i ka provat për fiktivitetin e tyre.

‘Qeveria e Edi Ramës vazhdon të punojë për të pasuruar Vilma Nushin dhe të ngjashmit e saj, duke vjedhur shqiptarët. Rasti i #CheckUp nuk është sukses, siç pretendon ministrja e Ramës, por është hajdutëri, është babëzi. Mijëra analiza check up nuk ka dyshim që janë fiktive. Partia Demokratike ka prova për fiktivitetin e numrit të analizave të check up.’ – shkruan Vokshi.

Më tej Vokshi thotë se nëpërmjet rritjes së fiktivitetit të analizave, Rama i dha Nushit 116 mijë euro më shumë në vitin 2019.

‘Më e rëndësishmja është që duke rritur fiktivisht numrin e analizave, Edi Rama i jep Vilma Nushit, sipas kontratës korruptive të koncesionit të cilën e mbajnë të fshehtë, 116 mijë euro më shumë në 2019. Përpara shëndetit të shqiptarëve janë paratë, është pasurimi i paligjshëm i qeveritarëve, Vilma Nushit dhe veglave të tyre. Vjedhja e hajdutëve të qeverisë dhe klientëve të tyre, lë pa pagesa shtresat e varfra, personat më të pamundur, ata me aftësi ndryshe dhe invalidët.’ – vijon deklaratën e saj, Vokshi.

Në fund Vokshi bën thirje që prokuroria speciale, SPAK, të hetojë koncesionin korruptiv të CheckUp-it dhe të gjitha koncesionet e tjera në shëndetësi.

‘Koncesioni korruptiv i check up, njësoj si gjithë koncesionët e tjerë në shëndetësi duhet të hetohet nga #SPAK.Edi Rama dhe kushdo që ka përfituar prej vendimeve të tij abuzive duhen hetuar dhe të çohet para drejtësisë. Paratë e vjedhura duhet t’u kthehen shqiptarëve.’ – mbyll reagimin e saj Vokshi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *