Vendosni fjalën kyçe....

Lirohet nga burgu anëtari i bandës së Durrësit, Endrit Dokle


Endrit Dokle është liruar nga burgu. Ai ka qenë i dënuar me burg përjetë por më vonë, gjykata e ka konvertuar dënimin e tij në 25 vjet burg.

Vendimi për lirimin e Dokles është marrë nga Gjykata e Krujës.

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha ka pranuar sot që të pranonte kërkesën e avokatëve për shuarjen e dënimit të përjetshëm duke ia konvertuar në 25 vite, Dokles e më pas ka firmosur lirimin e tij me kusht, raporton Shqiptarja.com.

Në muajin shtator, gjyqtarja Hoxha pranoi kërkesën e Dokles për ndryshimin e vendit të vuajtjes së dënimit nga burgu i sigurisë së lartë në Fushë Krujë në një burg të sigurisë së zakonshme.

Një muaj më pas, në tetor 2019, Dokle depozitoi një kërkesë për lirim me kusht, pas kryerjes së pjesës më të madhe të dënimit maksimal.

Dënimi i tij me burg përjetë është dhënë nga Gjykata e Lartë në vitin 2014 dhe është lënë në fuqi edhe nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2016.

Dokle është dënuar për pjesëmarrjen në grup të strukturuar dhe vrasje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *