Vendosni fjalën kyçe....

Vendet që shpenzojnë më shumë në kërkimet shkencore (Renditja)


Kërkimet shkencore në universitetet luajnë një rol vendimtar në gjenerimin e rritjes ekonomike të bazuar në inovacion, si përmes trajnimit të shkencëtarëve dhe inxhinierëve, ashtu edhe gjenerimit dhe transferimit të njohurive. Në vitin 2017, Zvicra investoi 0.76 përqindje të PBB-së së saj në kërkimet universitare.

Renditja është bërë nga “the information technology&inovation Foundation”, shkruan World Economic Forum.

Me 0.72 përqindje, Danimarka kishte nivelin e dytë më të lartë të investimeve, e ndjekur nga Norvegjia me 0.64 përqindje. Një rënie  ka pësuar ShBA pro mbetet akoma përpara Japonisë, Zelandës së Re, Kinës dhe Rusisë.

Pas Norvegjisë renditen Suedia dhe Austria që mbyllin 5 vendet me investimet më të larta në kërkim shkencor. Pas tyre renditen Finlanda, Australia, Islanda, Hollanda dhe Singapori.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *