Vendosni fjalën kyçe....

Tirana dhe Fushë-Kruja zaptohen nga mjegulla, shtyhen fluturimet nga Rinasi


Tirana dhe Fushë- Kruja  është shoqëruar pasditen e kësaj të diele nga një mjegull shumë e madhe. 

Për pasojë, janë shtyrë me disa orë fluturimet në aeroportin ‘Nënë Tereza’. Një gjë e tillë është reflektuar edhe në faqen zyrtare të Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) e cila ka njoftuar se fluturimet që ishin parashikuar të kryheshin rreth orës 21:00-22:00 janë shtyrë.

Mjegulla ka “zaptuarr” autostradën Tiranë- Durrës, Qafë Kashar- Fushë Krujë dhe disa akse të tjera. Një pjesë e segmentit Qafë Kashar- Rinas është pa drita duke u shndërruar në një rrezik serioz për drejtuesit e makinave, raporton Report TV.

Nga ana tjetër, probleme paraqiten edhe në aksin Tiranë- Fushë Krujë për shkak të vizibilitetit të ulët pasi mungon sinjalistika rrugore.