Vendosni fjalën kyçe....

Merkel e Putin njëzëri: Marrëveshja bërthamore me Iranin duhet shpëtuar


Presidenti rus Putin dhe Kancelarja gjermane Merkel kanë rënë dakord që ruajtja e marrëveshjes bërthamore të Iranit është çështje e një ‘rëndësie të jashtëzakonshme’, duke theksuar se marrëveshja duhet të ruhet me të gjitha mënyrat e nevojshme.

Të dy udhëheqësit besojnë se Marrëveshja e vitit 2015, e njohur gjithashtu si Plani i Përbashkët i Veprimit (JPCOA), mund të shpëtohet ende, pavarësisht rritjes së fundit të tensioneve mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Duke folur para gazetarëve në Moskë pas takimit të saj me Putin, Merkel tha se ‘duhet të bëhet gjithçka për të vazhduar JCPOA’ dhe u zotua të përdorë të gjitha mjetet diplomatike për të ndihmuar këtë marrëveshje.

‘Nuk është perfekte, por gjithsesi është një marrëveshje dhe përfshin përgjegjësi për të gjitha palët e përfshira. Dhe ne duam ta ruajmë atë.’ – tha Merkel.

Edhe presidenti rus tha se marrëveshja ishte e rëndësishme dhe se duhet të vijonte.

‘Pasi SHBA-ja refuzoi të respektonte marrëveshjen, Irani njoftoi gjithashtu pezullimin e detyrimeve të tij. Dua të nënvizoj se këto detyrime u përqafuan vullnetarisht nga Irani. Irani është i gatshëm të kthehet në pajtueshmëri të plotë me JPCOA.’ – tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *