Vendosni fjalën kyçe....

“Mjet për të mbajtur nën kontroll ata në pushtet” – Meta thekson rëndësinë e referendumeve pas marrëveshjes, ia premton dhe Berisha


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e konsideroi historike firmosjen e marrëveshjes me Partinë Demokratike për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Ai u shpreh i bindur në fitoren e opozitës ndërsa theksoi rëndësinë e referendumeve, një premtim që e mori dhe nga kreu i PD-së Sali Berisha.

“Doja të shprehja kënaqësinë më të madhe për arritjen e kësaj marrëveshjeje me PD, të cilën do ta konsideroja me bindje të plotë historike, është marrëveshja më parimore që i shërben demokracisë, pasi është një marrëveshje që na angazhon fuqimisht si PD e PL, në drejtim të garantimit të demokracisë direkte.

Referendumi dhe referendumet, primaret, transparenca, llogaridhënia, do të bëjnë plotësisht të mundur që të kemi një herë e përgjithmonë një sovran që ka mjete për të mbajtur nën kontroll ata që u delegon pushtetin dhe të cilën abuzojnë me të.

Si kryetari i PL shpreh kënaqësinë që angazhim madhore që unë dhe PL ka marrë në mbrëmjen e 25 korrikut, sot merr mbështetje nga PD, sa i takon ushtrimit të të drejtës kushtetuese të referendumeve në nivel lokal e kombëtar. Shpreh bindje për fitore, në Tiranë në radhë të parë dhe në të gjithë vendin.”– tha Meta.

Berisha e garantoi Metën edhe publikisht se e mbështet për referendumet: “Zotin Meta e kam garantuar se do përkrahim nismën referendare. Referendumi mbetet ndoshta mjeti më kryesor për të shëruar, për të rikthyer demokracinë në Shqipëri, e cila është në agoni të plotë dhe ka zbritur nën nivelet e Kirgistanit.”