Vendosni fjalën kyçe....

“I burgosuri plagos me thikë policin në burgun e Fierit, ngjarja mbahet e fshehtë”-Denoncimi te Berisha


Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e qytetarit digjital i cili pretendon se në burgun e Fierit është plagosur me thikë një polic nga një i burgosur por ngjarja mbahet e fshehtë.

Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë në burgun e Fierit ku një i burgosur ka plagosur me thikë policin në qafë disa herë por fatmirësisht nuk ka ndërruar jetë.

Postimi i plotë:

Bandat e narkoqeverise i fusin thiken policit ne detyre ne burgun e Fierit.

Krimi mbahet sekret i narkoshtetit!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Prsh Z.Sali Berisha

Ju shkruaj per ngjarjen qe ka ndodhur disa dit m par n bugun e Fierit, nje i burgosur me ane t nje thike te cilat gjendet me shumic n burg ka goditur nj polic t regjimit t brendshem n qaf disa her gati sa per pak nuk i shkaktoi vdekjen, Ylli Seferi esht emrin i policit t qelluar nuk e di pse ky lajm mbahet kaq i fsheht edhe nuk publikohet,,, vertet burgu i fierit esht ber nj lagje gangesteresh t cilet kan lidhje me shefat e policis aty edhe t merrnin ndonj shum t shkembim do e kuptonim por ata i genjejn me nj drek ose nj dark max,, Nejse destinacioni i ketij mesazhi doja t ishit ju sepse n destinacion tjeter ky mesazh nuk do t kishte kuptim,,, Un q ju shkruaj jam nj ish polic 21 vjec i cili jam larguar nga detyra me deshir per shkak te funksionimit t burgut n nje menyr katastrof,,, Faleminderit.

Anonim

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *