Vendosni fjalën kyçe....

Igli Cara takim me vajzat e gratë e Durrësit: Qyteti s’mund të zhvillohet oa idetë e tyre, i njohin problemet më mirë se kushdo


Kandidati i opozitës për Durrësin Igli Cara ka zhvilluar një takim me vajzat e gratë e qytetit.

Ai shkruan se gjatë takimt është biseduar mbi vizionin e tyre për zhvillimin e qytetit, i cili nuk mund të ecë para pa idetë e tyre.

Cara thekson se gratë e vajzat njohin më mirë se kushdo problematikat e shumta të Durrësit si dhe mund të ofrojnë zgjidhje.

“Një bisedë e hapur me vajzat dhe gratë, mbi vizionin e tyre për Durrësin tonë. Qyteti nuk mund të zhvillohet pa idetë e tyre, që njohin më mirë se cilido, problematikat e shumta, po aq sa dinë të ofrojnë zgjidhje. Bashkë bëjmë ndryshimin! Qyteti je ti!” – shkruan Cara.