Vendosni fjalën kyçe....

Eurodeputetja rumune letër Ramës e Metës: Sqaroni rrethanat e ekstradimit të shtetasit turk nga Shqipëria


Eurodeputetja rumune, Ramona Strugariu, i ka dërguar një lëtër kryeministrit Rama e presidentit Meta ku kërkon hollësi lidhur me ekstradimin e shtetasit turk Harun Çelik.

Ajo kërkon shpjegime të qarta dhe bazën ligjore mbi të cilën është kryer operacioni në fjalë.

‘Kemi ndjekur me shqetësim të thellë çështjen e shtetasit turk Harun Çelik, i cili u largua nga Shqipëria më 1 janar 2020 në Turqi, ku akuzohet për mbështetje kriminale ndaj të lëvizjes së klerikut turk Fetullah Gylen. Do të donim t’ju pyesnim për disa qartësime lidhur me çështjen e Z.Çelik si dhe situatën e tij ligjore, për sa i përket ligjeve europiane dhe ndërkombëtare për ekstradimet, kthimin e shtetasve në vendet e huaja si dhe mbrojtjen e azil- kërkuesve. Ju lutem ndani me ne rrethanat e qarta si dhe bazat ligjore mbi të cilat ky operacion është kryer, veçanërisht pasi autoritetet shqiptare pretendojnë se ky operacion është kryer bazuar mbi të gjitha procedurat e dëbimit të një shtetasi të huaj në vendin e tij.’ – shkruan Strugariu në letrën e saj.

Më tej, eurodeputetja thekson se duhet sqaruar nëse kërkesa për azil e shtetasit turk është përpunuar nga autoritetet shqiptare duke theksuar se ligji shqiptar e ndalon dëbimin e një azilkërkuesi deri në vlerësimin e llojit të aplikimit.

‘Do të donim t’ju pyesnim për më shumë qartësi në lidhje me procedurën e azilit që ka kërkuar Harun Çelik, nëse kërkesa e tij është përpunuar nga autoritetet shqiptare në momentin që u largua hapat që u ndoqën për këtë procedurë. Legjislacioni shqiptar për azilantët dhe të huajt, ligji nr. 121/2014  dhe ligji 108/ 2013 i njohin të drejtën një azilanti ose një të huaji i cili ndodhet jashtë shtetit të tij dhe që ka një frikë të madhe persekutimi për arsye politike, si parimi i mosshlyerjes, dhe ofron të drejtën e apelimit të një vendimi për dëbim, heqjes së urdhrave ose esktradimit, në përputhje me zotimet e Europiane dhe Ndërkombëtare të marra nga Republika e Shqipërisë. Për më tepër, legjislacioni shqiptar ndalon dëbimin e një azilkërkuesi përpara vlerësimit të llojit të aplikimit.’ – vijon më tej letra e saj.

Në fund, Strugariu u bën thirrje autoriteteve shqiptare që t’u japë fund ekstradimeve politike sidomos në rastet kur personat në fjalë rrezikojnë vdekjen, torturat apo forma të tjera dënimi.

‘Mbi gjithë këto rrethana, ne duam të dimë nëse të gjithë këto procedura janë aplikuar dhe nëse iu dha e drejta Harun Çelik për të apeluar ndonjë vendim për dëbim kundër tij. E dyta, ne duam të pyesim nëse autoritetet turke kanë përdorur formalitetet për një procedurë ekstradimi , nëse Gjykata shqiptare e ka vlerësuar këtë kërkesë dhe në ndikimin e autoriteteve turke në gjithë procesin e riatdhesimit të Harun Çelik. I bëjmë thirrje Shqipërisë që ka nënshkruar Konventën e Këshillit Europian për Ekstradimet, ku në artikullin 3, ndalon të gjitha format e ekstradimeve politike. Në fund, Shqipëria fitoi statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian në vitin 2014. Vetëm një vit më parë Shqipëria ka hedhur kryer një Reformë në Drejtësi, në administratë dhe në ekonominë e saj, në kuadër të përpjekjeve të vendit për anëtarësim në BE, dhe Parlamenti Europian e ka mbështetur në këto përpjekje. Artikulli 19, paragrafi 2, i Kartës Europiane për të Drejtat e Themelore deklaron qartë se ‘Askush s’mund të dëbohet, të ekstradohet apo të largohet nga nëj shtet kur ka një rrezik serioz që ai ose ajo mund të dënohet dhe me vdekje, torturë ose të tjera forma ç’njerëzore apo dënimi.’ – mbyllet letra e Strugariut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *