Vendosni fjalën kyçe....

Besa Shahini: Në protestë pashë studentë të partive opozitare (VIDEO)


Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka publikuar një videomesazh, përmes të cilit u drejtohet maturantëve dhe prindërve të tyre.

Ajo e cilëson një “stër-politizim të skajshëm dhe të tmerrshëm” debatin e ditëve të fundit lidhur me provimet e maturës.

Shahini thotë se ky debat shpërqendroi nxënësit nga puna që duhet ta bëjnë për t’u përgatitur për provimet e radhës dhe keqinformoi në debatin kombëtar për arsimin.

 “Të dashur maturantë dhe prindër të maturantëve, ju drejtohem sot sepse besoj se jeni të shqetësuar nga një debat i çuditshëm dhe i stërpolitizuar mbi Maturën Kombëtare që pamë këto dy ditët e fundit. Një stër-politizim të skajshëm dhe i tmerrshëm, i cili jo vetëm shpërqendroi nxënësit nga puna që duhet ta bëjnë për t’u përgatitur për provimet e radhës, por dhe keqinformoi në debatin kombëtar për arsimin.”– tha Shahini.

Madje ministrja tha se në protesta kishte parë jo vetëm gjimnazistë, por studentë të vitit të fundit në Universitet.

 “Me sa pashë të premten para Ministrisë, kishte studentë të vitit të fundit në universitet, pjesë e strukturave të partive opozitare, të cilët e kanë bërë Maturën Shtetërore para 7-8 viteve, shumë para se të futej në funksion kurrikula e re. Kam parë gjithashtu dje që para Ministrisë kishte dalë një burrë, i cili kishte sharë e ofenduar duke përdorur fjalët më të këqija të mundshme. Unë jam e bindur që maturantët tanë nuk identifikohen me këta persona”, tha ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *