Vendosni fjalën kyçe....

Rama nxjerr videon nga aeroporti i Kukësit, Teliti ia pret: Zhurmë për të hequr vëmendjen nga aferat


Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin me ritualin e tij të përditshëm, duke publikuar një video nga punimet për ndërtimin e aeroportit të Kukësit. Dhe Dorian Teliti nga Partia Demokratike, ashtu si çdo mëngjes tjetër ka reaguar duke kundërshtuar kryeministrin.

Rama në postimin e tij thotë se po merr formë terminali i ri i pasagjerëve dhe zgjerimi i pistës së avionëve. Ai shprehet se ky projekt do përcaktojë të ardhmen e Shqipërisë verilindore.

“MIRËMËNGJES

dhe me kantierin e Aeroportit të Kukësit, ku falë punës që vazhdon intensivisht po merr formë terminali i ri i pasagjerëve, po bëhet zgjatja e zgjerimi i pistës dhe po realizohet sipas standardeve të Bashkimit Europian një projekt i shumë ëndërruar, që do ta kthejë Kukësin në një pol ekonomik të verilindjes e do të përcaktojë fuqishëm të ardhmen e ekonomisë së Shqipërisë verilindore, ju uroj një ditë të mbarë”– shkruan Rama.


Ndërkohë drejtori i Kabinetit dhe eksperti i ekonomisë në PD, Dorian Teliti, thotë se kryeministri Rama sa herë bën premtime për aeroportin e Ramës, po aq herë përpiqet të fshehtë një histori korrupsioni.

Sipas tij, zhurma për aeroportin e Kukësit po bëhet për të mbuluar aferën e inceneratorëve.

“Ka kaq kohë që me gënjeshtra në 3D u ofron shqiptarëve udhëtime virtuale në aeroporte që duhet të ishin funksionalë që 3 vite më parë.

E gjithë zhurma e propagandës së ER për aeroportin e Kukësit është direkt e lidhur me aferën 400 milionëshe të inceneratorëve. Me shpresën se aeroportet dhe fluturimet imagjinare do të largojnë vëmendjen nga ky skandal, gdhihet dhe ngryset me premtime të pambajtura në 3D. Nga ato qe as stafi që ja përgatit nuk i beson më se mund të realizohen.

I vetmi ‘investim’ për kuksianët këto 7 vjet ka qenë trau me pagesë në rrugën e kombit. Këtë nuk e fshehin as videot në 3d dhe as propaganda e zvjerdhur e Rilindjes së premtimeve boshe.”– shkruan Teliti, i cili nga ana e tij ka publikuar një video me deklarata të kryeministrit ndër vite për aeroportin e Kukësit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *