Vendosni fjalën kyçe....

Kina përuron trenin “plumb”, internet 5G, 2718 sensorë e shpejtësi 350 kilometra në orë


Kina sapo ka zbuluar një tjetër moment historik në planet e saj të zgjerimit të trenave me shpejtësi të lartë.

Treni më i fundit i prezantuar nga inxhinierët kinezë mund të kapë një shpejtësi deri në 350 kilometra në orë dhe nuk drejtohet nga një shofer njerëzor. Ai është pjesë e hekurudhës së parë ‘të zgjuar’ me shpejtësi të lartë në botë.

Linja është ndërtuar pas 4 vitesh punime me ritëm të lartë dhe do lidhë Pekin-in, Yanqing-un dhe Zhangjiakou-n, tre nga qytetet që do presin Lojërat e ardhshme Olimpike.

Vagonët e trenit janë të pajisura me internet 5G, ndriçim inteligjent dhe 2.718 sensorë për të mbledhur të dhëna në kohë reale dhe për të zbuluar ndonjë parregullsi të mundshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *