Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohet dëshmia e Daniel Dobrajt: Nuk ia hodha unë kapsollin Inës, policët më vunë pistoletën në kokë


Studenti i inxhinierisë Daniel Dobraj konsiderohet nga policia si autor i plagosjes së polices Ina Muka.

Mirëpo i riu e mohon një gjë të tillë, duke thënë se vërtet ka qenë në protestë përpara Parlamentit dhe ka ndezur kapsolla, por ato i ka hedhur te llamarinat e xhamisë dhe jo në drejtim të policisë.

Sipas dëshmisë së tij në Prokurori, qëllimi i vetëm që Dobraj ka patur, ka qenë mbrojtja e shtëpisë së tij.

 “Isha 4 vjeç kur u ndërtua shtëpia ime në Unazë të re. Në derën e banesës m’u vu kryqi. Protestova dhe unë para parlamentit por nuk kam përdorur sende të kundraligjshme.

Pranoj që kisha 3 kapsolla që ndeza dhe i hodha te llamarinat te Xhamia. Disa punonjës policie donin të më ndalonin por unë nuk pranova të futesha në makinë. Ndërhynë disa persona të tjerë dhe e gjeta veten në turmë dhe më pas u largova.

 Pasi babai bisedoi me avokatin, u nisa të dorëzohem në komisariatin Nr.3. Policët më kanë vënë pistoletën në kokë. Në makinën e policisë më dhunuan dhe më shanë. Në Drejtorinë e Policisë, sjellje korrekte dhe jo dhunë”, ka thënë Dobraj përpara prokurorëve.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *