Vendosni fjalën kyçe....

Ambasada ukrainase: Nuk ishte sulm raketor, rrëzimin e avionit e shkaktoi dështimi i motorit


Shkak për rrëzimin e avionit ukrainas në Iran me mbi 170 persona në bord, nuk ishte sulmi me raketa. Të paktën kështu ka deklaruar Ambasada e Ukrainës në Iran.

Përmes një reagimi për shtyp, thuhet se shkak për rrëzimin e avionit u bë një defekt me motorin. “Sipas informacionit paraprak, avioni u rrëzua për shkak të mosfunksionimit të motorit. Versioni i sulmit terrorist ose sulmit me raketa është i përjashtuar”, thuhet në deklaratën zyrtare të cituar nga CNN.

Në deklaratë, ambasada konfirmoi gjithashtu se 168 persona kishin blerë bileta për fluturimin. Po ashtu thuhej se Ukraina kishte dërguar avionë në Iran për të kthyer kufomat përsëri në vend.

Zyrtarët iranianë thanë më herët të martën mbrëma se avioni pësoi një dështim mekanik para përplasjes.

“Pasi u nis nga aeroporti ndërkombëtar Imam Khomeini, u përplas midis Parandit dhe Shahriarit”– tha zëdhënësi i aviacionit civil, Reza Jafarzadeh.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *