Vendosni fjalën kyçe....

OKB: Tymi nga zjarret e Australisë ka arritur deri në Amerikën e Jugut


Tymi nga zjarret në Australi ka mbërritur deri në Paqësor dhe në disa qytete në Amerikën e Jugut, dhe mund të ketë arritur dhe në Antarktik. Të paktën kështu ka lajmëruar Organizata Meteorologjike Botërore e Kombeve të Bashkuara.

Tymi nga zjarret tashmë e kishte shndërruar në ngjyrë të kuqe qiellin mbi Auckland, në Zelandën e Re. Por qielli është kthyer në gri deri në Kili për shkak të tymit. Në Argjentinë, kanali televiziv i motit SNM deklaroi se tymi është i dukshëm nga rajoni jugor i Patagonisë deri në veri, drejt Buenos Ajresit, ku perëndimi i diellit ka marrë një ngjyrë të kuqe më të thellë.

“Zjarret kanë çuar në një cilësi të rrezikshme të ajrit, të cilat kanë ndikuar në shëndetin e njeriut, në qytetet kryesore në Australi, duke u përhapur në Zelandën e Re dhe dërguan tymin mijëra kilometra përtej Paqësorit në Amerikën e Jugut”– tha një zëdhënëse e WMO, citon The Guardian. Tymi ndoshta ka arritur në Antarktik, shtoi ajo.

Zjarret kanë emetuar deri më tani 400 megatonë dioksid karboni në atmosferë dhe kanë prodhuar ndotës të dëmshëm, sipas programit të monitorimit të BE-së “Copernicus”.

Bloza raportohet të ketë prekur akullnajat në Zelandën e Re, duke përshpejtuar shkallën në të cilën po shkrihen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *