Vendosni fjalën kyçe....

Mediat iraniane: Nga sulmi me raketa kanë vdekur 80 ushtarë amerikanë, 200 të tjerë u plagosën


Ende nuk ka asgjë të konfirmuar nga autoritetet amerikane, por mediat në Iran shkruajnë se nga sulmi me raketa në bazat ajrore në Irak kanë humbur jetën rreth 80 trupa amerikane dhe kanë mbetur të plagosur rreth 200 të tjerë.

“Sipas raporteve të sakta të burimeve tona në terren, të paktën 80 trupa amerikane u vranë dhe rreth 200 të tjerë u plagosën, të cilët u transferuan menjëherë nga baza ajrore me helikopterë, tha një burim i informuar në Trupat e Rojeve të Revolucionit Islamik. “– raporton Tehran Times.

Më tej thuhet se baza ajrore e Ain al-Asad ishte një sit strategjik për SHBA-në, i cili përdorej për të mbështetur dronët.

Sipas raportimeve të gazetës iraniane, deri në 20 pika kritike të bazës u goditën nga 15 raketa dhe u shkatërruan një numër i konsiderueshëm UAV dhe helikopterë.

“Përkundër faktit se amerikanët kishin qenë në gatishmëri të lartë, mbrojtja e tyre ajrore nuk ishte në gjendje të përgjigjet. Në shënjestër kanë qenë 104 pika kritike të mbajtura nga SHBA-ja në rajon, të cilat do të sulmohen kundrejt gabimit të parë të SHBA-së.”- citohet më tej burimi për gazetën.

Trupat e rojeve të Revolucionit Islamik shënjestruan bazën ajrore amerikane të Ain al-Asad në provincën Anbar në Irakun perëndimor, si dhe bazën tjetër në Erbil, për t’u hakmarrë ndaj sulmit amerikan që vrau komandantin e Quds, Qasem Soleimani.

Presidenti amerikan Donald Trump reagoi pas sulmit, duke thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ushtrinë më të fortë në të gjithë botën. Ai shtoi se po vlerësoheshin dëmet dhe numri i viktimave dhe për këtë do të bënte një deklaratë në orët e mëngjesit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *