Vendosni fjalën kyçe....

Aksion i Policisë Rrugore, procedohen qindra drejtues mjetesh e pezullohen qindra patenta


Policia Rrugore ka kapur në flagrancë 11 drejtuesh mjetesh në 48 orët e fundit. Sipas rrugorëve, 5 prej tyre kanë qenë në gjendje të dehur ndërsa 6 të papajisur me patentë.

Në njoftimin e policisë, theksohet gjithashtu se se janë pezulluar 48 patenta për shpejtësi mbi normën e lejuar dhe për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Ndërsa janë vendosur më shumë se 1000 gjoba e janë proceduar qindra drejtues mjetesh për përdorim celulari e shkelje të tjera.

‘Vijon kontrolli i alternuar duke përdorur aparatet e matjes së shpejtësisë dhe nivelit të alkoolit, në të gjitha rrugët e vlerësuara me risk të lartë, kryesisht për aksidentet rrugore mjet me këmbësor, që shkaktohen nga shpejtësia mbi normat e lejuara, mosdhënia e përparësisë ndaj këmbësorëve, drejtimi i mjeteve pas përdorimit të alkoolit apo pa leje drejtimi dhe shkelje te tjera.

Vetëm përgjatë 48 orëve të fundit, nga kontrollet parandaluese në segmentet më të ekspozuara ndaj ngjarjeve rrugore, janë kapur në kushtet e flagrancës 11 drejtues mjetesh, nga të cilët 5 në gjendje të dehur dhe 6 të papajisur me leje drejtimi.

Gjithashtu, nga përdorimi i aparateve të matjes së shpejtësisë në rrugët urbane dhe ato interurbane janë konstatuar dhe pezulluar 48 leje drejtimi, nga të cilat 34 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 10 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Krahas kontrolleve me pajisjet speciale, edhe shërbimet e tjera të Policisë Rrugore të Tiranës po monitorojnë dhe verifikojnë të gjitha shkeljet e tjera që janë burim i shtuar për aksidentet rrugore dhe si rezultat janë dokumentuar dhe proceduar 78 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie këmbësorëve në vendkalimin e tyre, 126 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve, si dhe janë vendosur 1150 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.’ – thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *