Vendosni fjalën kyçe....

Operacioni ushtarak në Siri, Gjermania bllokon shitjen e armëve ndaj Turqisë


Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, ka thënë se Berlini nuk do të lëshojë asnjë leje të re të eksportit të armëve në Turqi teksa kjo e fundit ka nisur opracionin ushtarak në Sirinë veriore. Përplasja e Turqisë me milicinë kurde ka shkaktuar një reagim të gjerë ndërkombëtar.

“Në sfondin e ofensivës ushtarake turke në verilindje të Sirisë, Qeveria Federale nuk do të lëshojë asnjë leje të re për të gjitha armatimet që mund të përdoren nga Turqia në Siri”, tha Mass për ‘Bild am Sonntag’.

Mass tha se nuk do ndalohej shitja e plotë e armëve ndaj Ankarasë por vetëm e atyre që mund të përdoren kundër kurdëve në Sirinë veriore. Armët e eksportuara nën lejet ekzistuese do të mbeten të paprekura.

Gjermania shiti më shumë se 240 milion euro armë në Turqi në vitin 2018, duke përbërë gati një të tretën e eksporteve të armëve të vendit. Ankaraja, një partner i Gjermanisë në NATO, është blerësi numër një i armëve gjermane.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *