Vendosni fjalën kyçe....

Komediani tall keqazi aktorët në “Golden Globes”: S’jeni në pozita për t’i dhënë mend publikut, merrni çmimin e p*rdhuni (Video)


Moderatori i ‘Golden Globes’, Ricky Gervais, u tall keqazi me aktorët e Hollivudit gjatë monologut të tij të parë të shfaqjes vjetore të çmimeve, duke bërë batuta e duke u thënë që të mos japin opinione politike.

Komediani britanik ironizoi aktorët e Hollivudit duke thënë se ata kalonin më pak kohë në shkollë se Greta Thunberg.

‘Ju nuk dini asgjë për botën e vërtetë. Shumica prej jush kalon më pak kohë në shkollë sesa Greta Thunberg. Nëse fitoni sonte, pranoni çmimin tuaj të vogël, falënderoni agjentin tuaj dhe Perëndinë dhe pirdhuni. Askush nuk interesohet për pikëpamjet tuaja përr politikën ose kulturën.’ – tha Gervais.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *