Vendosni fjalën kyçe....

Voda: Hotelet duhet të lirohen brenda datës 3 janar, qytetarët të aplikojnë për bonueset e qirasë


Zëvendës ministrja e Brendshme Rovena Voda deklaroi në emisionin “Kjo Javë” se banorët e akomoduar në hotele pas tërmetit të 26 nëntorit janë të detyruar t’i lejnë pas deri më datën 3 janar.

Sipas, ministres së Brendshme largimi i banorëve nga hotelet bëhet pasi njësitë e akomodimit duhet të përgatiten për sezonin turistik.

Banorët të cilët janë strehuar në hotele duhet të aplikojnë për bonusin e qirasë.

Akomodimi ishte sfida më e madhe. Pasi u mbyll faza e kërkim shpëtimit, akomodimi ishte sfida më e madhe në afatshkurtër ne e zgjidhëm duke ofruar këtë standard në hotele, ku është marrë edhe ushqim.

Sigurisht që hotelet do të duhet të përgatiten, sepse fillon sezoni turistik ne ja kemi bërë të qartë, kemi qenë transparent me qytetarët e akomoduar në hotele, duke thënë që edhe Vitin e Ri do ta kalojnë në hotele, dhe me datat 3 maksimumi deri me 5 janar hotelet do të duhet të boshatisen, pasi do të fillojnë përgatitjen për sezonin turistik.

Ajo çfarë kemi sqaruar dhe po vazhdojmë të punojmë me punonjës të bashkisë Durrës, të paktën flas për qarkun Durrës kemi shkuar në këto hotele dhe po përpiqemi të sqarojmë qytetarët që të vijnë dhe të aplikojnë për bonus qiraje”- u shpreh zv.ministrja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *