Vendosni fjalën kyçe....

Ishulli grek i Kretës goditet nga tërmeti 6 ballë, një viktimë e dhjetëra të lënduar


Kreta është tronditur nga një zinxhir tërmetesh, me të parin që goditi ishullin grek me madhësi 6.0, i pasuar nga tërmete më të vegjël, pasues, sipas qendrës sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).

Të hënën, një tërmet me magnitudë 6.0 goditi 25 kilometra në juglindje të qytetit portual të Kretës, Heraklion, rreth orës 9:17 të mëngjesit me kohën lokale (6:17 GMT) me një thellësi prej 10 kilometrash.

Tërmeti i madh u pasua më pas nga një sërë lëkundjesh të tjera më të vogla, me dy tërmetet më të mëdhenj që me magnitudë 4.6 rreth 90 minuta pas të parit, tha EMSC.

Grupi i monitorimit paralajmëroi se ‘tërmetet tashmë po ndodhin dhe mund të ndodhin në orët/ditët e ardhshme’, duke u bërë thirrje njerëzve që t’i përmbahen informacionit të dhënë nga autoritetet kombëtare dhe ‘të jenë të kujdesshëm’.

Krahas dëmtimit të ndërtesave të vjetra prej guri, njerëzit u evakuuan gjithashtu nga hotelet e tyre. Një vdekje është raportuar sipas mediave vendase. Burri thuhet se vdiq kur u shtyp nga një kube ndërsa punonte në një kishë jashtë fshatit Arkalochori. Të paktën nëntë persona janë plagosur dhe po trajtohen në spitale dhe qendra shëndetësore.