Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesit s’e pranojnë “armëpushimin” e presidentit Macron, mbushin sërish rrugët (Video)


Punëtorët francezë që kundërshtojnë reformat e pensioneve të Presidentit Macron po marshojnë përsëri në Paris. Greva që ka kushtuar dei tani qindra milionë euro ka arritur javën e saj të katërt.

Mijëra njerëz mbushën rrugët e Parisit të enjten në marshimin e tyre kundër reformës së propozuar që kërkon të bashkojë 42 skemat e pensioneve aktuale në një.

Propozimi u refuzua nga sindikatat dhe punëtorët të shumë profesioneve, pasi heq mundësinë e pensionit të parakohshëm për punët fizike të rënda ose të rrezikshme.

Me punëtorët hekurudhorë që u bashkuan në grevën e përgjithshme, Franca është gjysmë e paralizuar në prag të Krishtlindjes. Shumë trena u anuluan dhe vetëm dy nga 16 linjat e metrosë në Paris mbeten funksionale.

Protestuesit dhe qeveria javën e kaluar nuk arritën të arrijnë një kompromis ose të paktën një ‘armëpushim’ për festa. Bisedimet janë planifikuar të rinisin më 7 janar, që do të thotë se periudha e Vitit të Ri do të jetë po aq e vështirë për shumë njerëz, përfshirë këtu edhe pushuesit.

Greva ka për qëllim të përsërisë suksesin e 1995, kur një seri protestash që arritën kulmin në tre javë ndërprerje hekurudhore pak para Krishtlindjes detyroi qeverinë e Zhak Chirac të anulojë një reformë të planifikuar të pensionit.  

Përafërsisht 400 milionë euro u humbën nga trazirat aktuale nga operatori hekurudhor SNCF vetëm në 21 ditët e para të grevës. Bizneset e tjera raportuan se pësuan një humbje të madhe nga humbja e blerjeve të p[arashikuara të Krishtlindjes.