Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Sulmet s’vijnë nga institucionet po nga mafia në pushtet, Rama i ka përdhosur e ato e kanë pranuar


Kreu i Partisë së Lirisë Meta pohoi mbrëmje e sotme se sulmet ndaj tij nuk vijnë nga institucionet por nga mafia në pushtet.

I ftuar në emisionin ‘Open’ ai deklaroi se kryeministri Rama i ka përdhosur të gjitha institucionet dhe këtë të fundit e kanë pranuar këtë gjë.

“Unë do t’iu ftoja të jemi sa më seriozë para teleshikuesve të cilët e kanë të gjithë inteligjencën të kuptojnë se sulmet s’vijnë as nga SPAK as nga Autoriteti i Dosjeve, por nga mafia në pushtet që i ka kapur prej fyti këto institucione. Edi Rama i ka përdhosur këto institucione dhe i ka thënë se çfarë duhet të bëjnë. Unë sot kam bërë publik kallëzimin penal që e kam dorëzuar në SPAK dhe prokurori për autoritetin.” – tha Meta.